Së bashku me mikun tim Ismajlin, mora pjesë në ceremoninë e veçantë të ndarjes së Çmimit Evropian Coudenhove-Kalergi për Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu.
Të ftuar nga eurodeputeti Lukas Mandl dhe Paneuropabewegung Österreich, patëm kënaqësinë të jemi pjesë e një mbrëmjeje që nderon figura të shquara që kanë dhënë një kontribut të çmuar për bashkimin paqësor evropian, në frymën e idesë panevropiane.
Kujtojmë se para 20 vitesh, ky çmim iu dha edhe Presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova.
Gjatë ceremonisë patëm gjithashtu rastin të takohemi me diasporën tonë vibrante në Austri, përfaqësues të denjë të vendit tonë që me punën dhe përkushtimin e tyre mbajnë gjallë lidhjen me atdheun.
“Evropa bashkohet jo vetëm përmes politikës, por përmes vlerave të përbashkëta dhe njerëzve që i mbrojnë ato.”
Guvernatori i Distriktit 2485,
Butrint Batalli