Sali Beqiraj
SI NJË URIM PËR 2025
-E kaluara na merr shumë kohë; na shpërqendro. Gjurmët e hijeve tona vdesin përfundi qiejve të zënë. Gjithherë e pamundura e mund njeriun. E djeshmja është dëshmia.
-E tashmja na shërben me pasiguri, ankth fikë; me kufijtë e cakut të paarritshem. Dukemi si udhëtarët e një udhëkryqi.
– E ardhmja na i merr të gjitha- s’na jep asgje. E ruajmë e roje i bëhemi të panjohures. Gjithçka japim për asgjënë e saj, që vjen dhe s’vjen kurrë.
-Vetja ime. Dhe Ti, o NJERI, jij i vetëdijshem. Krejt cka ke dhe mund të kesh është sot!
Përqendrohu,pra!
Kohë ke. Nga janari në dhjetor!