Si qëndron puna me pastërtinë e ujërave natyrorë në Shqipëri?

Sazani dhe plazhi i Livadhit ju përshëndesin…po si qëndron puna me pastërtinë e ujërave natyrorë në Shqipëri?
Pushimet e verës po afrojnë dhe për t’u ofruar pushuesve informacione lidhur me pastërtinë e ujërave të deteve, të liqeneve apo të lumenjve Agjencia Evropiane e Mjedisit (EEA) kontrollon rregullisht cilësinë e ujit në vendet e Evropës. Të dhënat e raportit të fundit të EEA-së (20.06.2025) u referohen analizave të bëra në 22,000 ujëra natyrore – bregdetare, liqenore dhe lumore – në 27 vendet e Bashkimin Evropian si dhe në Shqipëri dhe Zvicër. Sipas Agjencisë Evropiane të Mjedisit ujërat bregdetare kanë përgjithësisht cilësi më të mirë se ato të lumenjve ose të liqeneve. Cilësia më e mirë e ujërave u konstatua në Qipro, Bullgari, Greqi, Austri dhe Kroaci. Në këto pesë vende 95% ose më shumë e ujërave natyrore kanë cilësi të shkëlqyer.
Shqipëria renditet e fundit
E dobët është cilësia e ujërave edhe në Hungari, Estoni dhe Poloni. Shqipëria është në fund të listës. Vetëm 41.2 përqind e 119 ujërave të analizuara të deteve, të liqeneve apo të lumenjve në Shqipëri morën “notë kaluese” nga EUA. 16 përqind e tyre morën vlerësimin “shkëlqyeshëm”.
Në Qipro, e cila kryeson renditjen për cilësinë e ujërave, EEA-ja i vlerësoi 97.6 përqind të ujërave si të shkëlqyera. Kurse Austria ra këtë vit nga vendi i dytë në të katërtin me 95.8 përqind të ujërave të lumenjve dhe të liqeneve të vlerësuar me “cilësi uji të shkëlqyer”. Vitin e kaluar kjo shifër ishte 96.9 përqind.
Shumica e ujërave natyrorë në Evropë janë në një “gjendje të shkëlqyer” nga pikëpamja bakteriologjike. Megjithatë ndotja kimike e ujërave sipërfaqësore dhe nëntokësore mbetet e konsiderueshme dhe mund të përkeqësohet nga ndryshimet klimatike, vuri në dukje Agjencia e Mjedisit.
Lexo artikullin: https://www.dw.com/sq/shqip%C3%ABria-e-fundit-p%C3%ABr-past%C3%ABrtin%C3%AB-e-uj%C3%ABrave-natyror%C3%AB/a-73001221
#pushime #pushimeverore #deti #dwshqip #shqiperia