Skandale të pabesueshme në raportin zyrtar financiar 2024 për komunën e Gjilanit

Skandale të pabesueshme në raportin zyrtar financiar 2024 për komunën e Gjilanit

Riad Rashiti

Sipas raportit zyrtar financiar për vitin 2024 mënyra e shpenzimit të buxhetit komunal është tejet shqetësues dhe alarmues, si për nga mënyra e planifikimit dhe menaxhimit të buxhetit në shumën prej 41.3 milion për vitin 2024, poashtu edhe për nga format skandaloze të shpenzimit të miliona eurove, përmes keqpërdorimeve të buxhetit, shkeljeve dhe tejkalimeve ligjore ndaj shpenzimit të parasë publike.

Sot, dua ti paraqesë vetëm disa nga problemet tejet serioze për këtë gjendje të jashtëzakonshme me buxhetin komunal të vitit të kaluar 2024, si pasojë e keq planifikimit, keq realizimit dhe e keqpërdorimeve të buxhetit.

▪️Janë shpenzuar 3.2 milion euro nga planifikimi i buxhetit për projekte dhe investime kapitale, për ekzekutimin e vendimeve gjyqësore që palët e ndryshme i kanë realizuar nga komuna e Gjilanit. Sepse ka munguar planifikimi i duhur buxhetor për vitin e kaluar.

▪️Janë rreth 2.5 milion euro (2,456,657.12) që janë shpenzuar vetëm për blerje të shërbimeve të veqanta-konsulente dhe kontraktime individuale. Kryesisht për punësimet e paligjshme dhe tenderë për punësime miqësh e familjarësh të pushtetarëve të VV-së në Gjilan.

▪️Janë mbi 2.3 milion euro rënie e të hyrave vetanake në buxhetin komunal, në krahasim me vitin paraprak 2023. Dhe nuk ka tejkalim të të hyrave vetanake qysh deklaronte dhe mashtronte kryetari në seancat e Kuvendit Komunal.

▪️Mbi 3.5 milion euro të planifikuara në buxhetin e vitit 2024 për investime kapitale, janë shpenzuar për qëllime dhe destinime tjera të ndryshme. Për të gjitha këto, ditët në vijim do t’i paraqesim për publikun, të gjitha ato dhjetëra skandale në detaje, se si është shpenzuar buxheti i komunës së Gjilanit.

Andaj jo rastësisht, gjatë tërë vitit të kaluar ne si opozitë i kemi ngritur shqetësimet tona për gjendjen e jashtëzakonshme të krijuar si rezultat i keq qeverisjes dhe i keqpërdorimeve të tmerrshme.

Jam i bindur dhe dua të besojë, se pas publikimit të të gjitha këtyre veprimeve skandaloze të kryetarit të komunës, qytetarët e Gjilanit do t’i kuptojnë drejtë qëndrimet e PDK-së për miratimin e buxhetit komunal, se kanë qenë të arsyeshme dhe të bazuara në gjendjen e jashtëzakonshme që është krijuar nga i pari i Gjilanit.

Jo rastësisht në drejtorinë e buxhetit dhe financave mbretëron kaos i vërtet dhe probleme të pazgjidhshme. Dorëheqja e drejtoreshës së buxhetit këtë javë, e ka dëshmuar presionin e lartë që buron nga kryetari i komunës së Gjilani, për të detyruar zyrtarët e lartë komunal të veprojnë në kundërshtime me ligjin e financave publike.

Fund i turpshëm do të jetë për këtë qeverisje komunale.

Autori është Kryetar i Degës së PDK-së në Gjilan