Cancel Preloader

Sokol Haliti: Bujqit mbajnë gjallë tokën tonë dhe kontribuojnë fuqishëm në zhvillimin ekonomik

 Sokol Haliti: Bujqit mbajnë gjallë tokën tonë dhe kontribuojnë fuqishëm në zhvillimin ekonomik

Sokol Haliti

Përkrahje e vazhdueshme për fermerët tanë vitias

Së bashku me Drejtorin për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, z. Naim Pira, dje shpërndamë një kontingjent tjetër të mekanizmave bujqësorë për fermerët tanë të palodhshëm:
• 37 plugje,
• 30 rrotokosa,
• 5 mbjellëse patatesh,
• 4 nxjerrëse patatesh.

Jam jashtëzakonisht i lumtur që po e vazhdojmë ciklin e përkrahjes për bujqit, të cilët jo vetëm që e mbajnë gjallë tokën tonë, por edhe kontribuojnë fuqishëm në zhvillimin ekonomik të komunës sonë me produktet cilësore që i sjellin në treg.

Komuna e Vitisë ka qenë, është dhe do të mbetet e përkushtuar për t’u dhënë mbështetjen maksimale fermerëve, duke e rritur këtë përkrahje në mënyrë progresive. Synimi ynë është që në të ardhmen të eksplorojmë çdo mundësi për furnizimin e tyre edhe me mekanizma të tjerë modernë, që u lehtësojnë punën e përditshme dhe rrisin produktivitetin.

    XLPress

    Postime të ngjashëm