Sokol Haliti: Buzovikun do ta bëjme edhe më të zhvilluar, më të gjallë dhe më të denjë për banorët e tij

Sokol Haliti
Sonte, së bashku me kandidaten për këshilltare Yllka Qamili, ishim në fshatin e bukur e piktoresk Buzovik, ku patëm kënaqësinë të prezantojmë para banorëve të dashur të këtij vendi të arriturat tona deri më tani, si dhe synimet e qarta për të ardhmen.
Buzoviku, me potencialin e tij të madh, meriton vëmendje të vazhdueshme dhe zhvillim në përputhje me nevojat e banorëve. Do të vazhdojmë me përkushtim punën për ta bërë këtë fshat edhe më të zhvilluar, më të gjallë dhe më të denjë për banorët e tij.
Faleminderit pa fund për pritjen e ngrohtë dhe besimin tuaj. Jeni briliant!