Sokol Haliti: Investimi në arsim dhe sport është investim në të ardhmen

Sot pata kënaqësinë të përuroj palestrën shkollore sportive në Shkollën Fillore “Dëshmorët e Vitisë”.
Kjo hapësirë e re do t’u shërbejë nxënësve tanë për zhvillimin e aktiviteteve sportive dhe edukative, duke krijuar kushte më të mira për gjeneratat e ardhshme.
Investimi në arsim dhe sport është investim në të ardhmen. Prandaj, edhe më tutje do të vazhdojmë ndërtimin e palestrave të tjera në shkollat tona, që çdo nxënës të ketë mundësinë të zhvillohet në mënyrën më të mirë.