Cancel Preloader

Sokol Haliti: Ju ftoj që edhe një herë të ecim së bashku, krah për krah, për një Viti më të zhvilluar, më moderne dhe gjithmonë më afër qytetarëve.

 Sokol Haliti: Ju ftoj që edhe një herë të ecim së bashku, krah për krah, për një Viti më të zhvilluar, më moderne dhe gjithmonë më afër qytetarëve.
Sokol Haliti
Të nderuar qytetarë të Vitisë,
Si Kryetar i Komunës, dua t’ju shpreh mirënjohjen më të thellë për besimin dhe mbështetjen që më keni dhënë ndër vite. Së bashku kemi arritur rezultate konkrete: kemi përmirësuar infrastrukturën, kemi investuar në arsim dhe shëndetësi, duke krijuar kushte më të mira për të rinjtë, familjet dhe çdo qytetar të komunës sonë.
Por puna jonë nuk ndalet këtu! Në mandatin e ardhshëm na presin projekte edhe më të mëdha, të cilat do ta çojnë Vitinë drejt zhvillimit të qëndrueshëm, modernizimit dhe standardeve më të larta të jetesës.
Në prag të zgjedhjeve lokale të 12 tetorit 2025, ju ftoj që edhe një herë të ecim së bashku, krah për krah, për një Viti më të zhvilluar, më moderne dhe gjithmonë më afër qytetarëve.
E ardhmja ndërtohet me punë, vizion dhe përkushtim të përbashkët. Unë mbetem i vendosur që ta çoj përpara këtë rrugëtim, gjithmonë në shërbim të qytetarëve tanë.
Ju falënderoj nga zemra për besimin tuaj të vazhdueshëm.

    XLPress

    Postime të ngjashëm