Sokol Haliti: Nga sot do të shpalos para jush programin dhe vizionin tim për një Viti edhe më të zhvilluar, më solidare dhe më të fortë.

Sokol Haliti
Të dashur qytetarë të Vitisë,
Nga sot do të filloj takimet me ju – banorët e mrekullueshëm të komunës sonë. Gjatë këtyre ditëve do të shpalos para jush programin dhe vizionin tim për një Viti edhe më të zhvilluar, më solidare dhe më të fortë.
Unë kam qenë gjithmonë pranë jush, në çdo hap, në çdo sfidë dhe në çdo arritje. Besoj se vetëm së bashku mund t’i bëjmë realitet synimet tona dhe të ndërtojmë të ardhmen që e meritojmë.
Fjala ime është zotim, e premtimi im është përkushtim ndaj jush!