Tolstoi : “Nëse ndjen dhimbje, je i gjallë, por nëse ndjen dhimbjen e të tjerëve, je njeri”

Ky burr në këtë fotografi nuk është një burrë i varfër, as një lypës, as një vagabond. Ky njeri është Leo Tolstoi: një nga gjigantët e letërsisë ruse, i njohur në mbarë botën, por pakkush e di historinë e jashtëzakonshme që qëndron pas kësaj fotoje.
Në moshën pesëdhjetë, Tolstoi ra në një depresion të thellë. Trishtimi i tij shtohej dita-ditës, pa asnjë arsye të dukshme. Tolstoi ishte një kont, një nga njerëzit më të pasur në vendin e tij, i famshëm në të gjithë botën. Megjithatë, ai ishte i pakënaqur. “Paratë nuk ishin asgjë, pushteti nuk ishte asgjë. Ke parë njerëz që i kishin të dyja dhe ishin të pakënaqur. Nuk kishte shumë rëndësi as shëndeti; kishte të sëmurë plot dëshirë për të jetuar dhe njerëz të shëndoshë që vyshkeshin, të ankthuar nga frika e vuajtjes”.
Një ditë, duke ecur përgjatë bulevardit Afanasevsky, ai pa një jetim dhe, i prekur nga dhembshuria, e çoi në shtëpinë e tij. Dhe për herë të parë pas një kohe të gjatë, ai u ndje mirë. Ai harroi veten, problemet, trishtimin e tij. Që nga ai moment, Tolstoi hoqi dorë nga rrobat e tij të zotërisë, lukset dhe privilegjet e tij dhe filloi të bënte një jetë të thjeshtë, duke ua dhënë atë që zotëronte nevojtarëve.
“Mos më fol për fenë, për bamirësinë, për dashurinë”, thoshte ai shpesh, “por më trego fenë në veprimet e tua.” Tolstoi ishte gjithashtu teoricieni i parë i jodhunës, ai predikoi vëllazërinë midis popujve dhe idetë e tij frymëzuan një figurë tjetër të madhe të shekullit të 20-të, Mahatma Gandhi. Deri në ditën e vdekjes së tij ai vazhdoi të ndihmonte të tjerët dhe për këtë arsye shumë e konsideruan atë të çmendur. Në një botë ku vlen vetëm pasuria, të kesh gjëra dhe madje edhe njerëzit, ku të gjithë duan të marrin, por askush nuk di të japë, Tolstoi dukej i çmendur.
Një ditë, një miku i tij i vjetër, i cili, ndryshe nga Tolstoi, jetonte në luks dhe rehati, i tha: “Ç’kuptim ka të bëjë gjithë këtë? Çfarë rëndësie kanë të tjerët për ju? Duhet të mendosh për veten”. Për të cilën Tolstoi u përgjigj: “Nëse ndjen dhimbje, je i gjallë, por nëse ndjen dhimbjen e të tjerëve, je njeri”.