Cancel Preloader

Tregjet Tani, Tregjet në të Ardhmen! Për Kë dhe Për Çfarë?

 Tregjet Tani, Tregjet në të Ardhmen! Për Kë dhe Për Çfarë?

Emanuel Bajra

Artikulli im, i publikuar në platformën profesionale LinkedIn. I përkthyer/përshtatur, enkas për ju. Pa para, pa asnjë interes apo agjendë.
Lexim të këndshëm!

***

Tregjet Tani, Tregjet në të Ardhmen! Për Kë dhe Për Çfarë?

Jemi në një territor të çuditshëm. Ari po thyen rekorde. S&P 500 po thyen rekorde. Azia dhe Evropa? E njëjta histori. Dhe ndërsa “lojtarët e vjetër” festojnë, një lojë e re po hyn në skenë—blockchain, kriptovaluta, asetet e tokenizuara—duke ndryshuar vetë mënyrën se si ekziston paraja.

Kjo nuk është thjesht një “bull market.” Kjo duket si hyrja përpara rishtypjes së gjithë skenarit të kapitalit. Rregullat e vjetra të Bretton Woods? Të parëndësishme.

Kapitali po bëhet pa kufij, digjital dhe pa fërkime—dhe vëllimet janë marramendëse. Tregtia globale e derivativëve tashmë kalon $1 kuadrilion në vit. McKinsey thotë se deri në vitin 2027 do të derdhim $130 trilionë në digjitalizim, dekarbonizim dhe infrastrukturë. Zgjate këtë trajektore për 50 vite? Po flasim për shumëfish kuadrilionësh që ndërrojnë duar.

Por ja kthesa e befasishme: demografia. Planeti do të arrijë 9 miliardë banorë deri në 2037—pastaj frenat. Normat e lindjes po bien. Popullsitë po plaken. FMN-ja thotë se gjysma e ngadalësimit të pritshëm në rritjen globale është vetëm nga demografia. Një botë më e vjetër do të thotë rritje më e ngadaltë e forcës së punës, produktivitet më i butë dhe borxhe publike më të rënda.

Por jo kudo. Afrika Sub-Sahariane po qëndron mbi një potencial $500 miliardë në vit “dividend demografik” për tre dekada—nëse politika, arsimi dhe kapitali sinkronizohen. Dhe investitorët po zgjohen: Global South mori $525 miliardë investime të huaja direkte në vitin 2023—më shumë se ekonomitë e përparuara.

Krijimi i kapitalit po ndryshon me shpejtësi. Tregjet private po lënë pas ato publike. Tokenizimi po i bën asetet të tregtohen si GIF-a. AI po hyn në modelet e riskut, flukset e marrëveshjeve dhe madje edhe në bankat për klientët. Bankat e mëdha? O do të shndërrohen në makro-fintech gjigande, o do të shohin tregun t’u hajë drekën.

Pjesa tjetër e shekullit nuk do të jetë për sa shumë kapital mund të krijojmë—atë do ta kemi me bollëk. Pyetja e vërtetë është: a mund ta vendosim vërtet në ekonomi reale, infrastrukturë të qëndrueshme dhe sisteme që nuk shemben nën peshën e vet?

Sepse e vërteta është kjo: paratë po vijnë. Lind pyetja—a jemi gati dhe a do dijmë ti përdorim/investojmë ato?

Reflektime, të miat.
Foto: Shutterstock.com

    XLPress

    Postime të ngjashëm