Cancel Preloader

Turqia në kërkim për Avionët luftarakë F-35

 Turqia në kërkim për Avionët luftarakë F-35

Avionët luftarakë F-35, Trump e Erdogan drejt një marrëveshje

Duket se relatat e mira mes Presidentit Trump e homologut të tij turk Erdogan, do të sjellin një marrëveshje që mbeti e ngrirë që në vitin 2020. Në këtë kohë, Turqia u përjashtua nga marrëveshja “CAATSA” (për blerjen e bashkëprodhimin e avionëve F-35) dhe u sanksionua nga Amerika pasi turqit blenë sistemet mbrojtëse raketore (S-400) të rusëve.
Mbi këtë çështje ka folur ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Turqi Thomas Barack, i cili ka thënë se brenda vitit Turqia e SHBA-të mund të arrijnë në marrëveshje për heqjen e sanksioneve.
“Sipas mendimit tim, presidenti Trump dhe presidenti Erdogan do t’i thonë Sekretarit (Marco) Rubio dhe Ministrit të Jashtëm (Hakan) Fidan ta rregullojnë këtë çështje. Një zgjidhje është e mundur deri në fund të vitit,” deklaroi ambasadori.
“Besojmë se kemi një mundësi të madhe përpara, sepse kemi dy liderë që i besojnë njëri-tjetrit,” shtoi Barrack, i cili njëkohësisht shërben si i dërguar i posaçëm për Sirinë.

XLPress

Postime të ngjashëm