Faton Bislimi
Sot, në Tetovë, Universiteti i Tetovës nderoi Joe e Shirley DioGuardi me titullin më të lartë akademik “Doctor Honoris Causa” për kontributin e tyre themeltar në hapjen e kësaj vatre të diturisë e kombtarizmës në Maqedoninë e Veriut qysh në fillet e veta më 1994-95.
Joe e Shirley DioGuardi jo vetëm që suksesshëm lobuan Kongresin e SHBA-ve për të mundësuar hapjen e Universitetit të parë në shqip në Maqedoni, por edhe personalisht iu bashkangjitën protestave popullore në Tetovë asokohe për realizimin e kësaj ëndërre që sot është një realitet i prekshëm!
Mirënjohës përjetësisht Universitetit të Tetovës në përgjithësi, edhe Rektorit Zenelaj, Prorektorit Ahmeti, e Kryetarit të Senatit Ferari, e veçanërisht Artina Kamberit për organizimin mbresëlënës e emocional.
Falëmnderit edhe miqëve tanë nga Kosova që erdhën special në këtë ngjarje historike, anëtarëve të Bordit të Ligës Qytetare Shqiptaro Amerikane dhe anetarëve të Komitetit Këshillues Ndërkombëtar të Ligës nga Gjermania e Kosova.