Zero tolerancë ndaj diskriminimit – në Kampionatin Europian të futbollit për femra, që zhvillohet në Zvicër

EURO 2025 për femra: Zero tolerancë ndaj diskriminimit – në Kampionatin Europian të futbollit për femra, që zhvillohet në Zvicër organizatorët kanë një fokus të veçantë për të drejtat e njeriut.
“Ne në Gjermani kemi dhënë një impuls të rëndësishëm, që po zhvillohet edhe më tej”, thotë Sylvia Schenk nga Transparency International në Gjermani. Juristja dhe ish-atlete ka qenë gjatë Kampionatit Europian të Futbollit për meshkuj më 2024bashkë me përfaqësuese dhe përfaqësues të tjerë të organizatave joqeveritare në këshillin për të drejtat e njeriut të UEFA-s. Ky forum kujdesej gjatë kampionatit për ankesat lidhur me shkeljen e të drejtave të njeriut.
UEFA, Federata Gjermane e Futbollit, qeveria gjermane dhe qeveritë e vendeve pjesëmarrëse si dhe dhjetë qytetet, ku u zhvilluan ndeshjet, u angazhuan, që gjatë Kampionatit Europian të ishte në plan të parë “demokracia, respekti, barazia si dhe zhvillimi e mbrojtja e të drejtave të njeriut”. “Ky ishte vetëm një fillim”, konkludon Schenk në bisedë për DW. “Por ishte e rëndësishme. Ne prej vitesh kemi luftuar për këtë.
EURO 2024 si model për EURO 2025: Angazhimi gjatë kampionatit të meshkujve do të shërbejë si model për Kampionatin Europian të Futbollit për gra, që zhvillohet nga 2 deri në 27 korrik në Zvicër. Edhe qeveria zvicerane si dhe qeveritë e vendeve pjesëmarrëse në kampionat e institucionet e shoqatat e ndryshme marsin e kaluar (2024) nënshkruan një deklaratë, në të cilën ato deklarohen për të drejtat e njeriut dhe veçanërisht për “Diversitetin, barazinë dhe inkluzionin në dhe përmes sportit”, sikurse u shpreh ministrja zvicerane e Sportit Viola Amherd.
Lexo artikullin të plotë: https://www.dw.com/sq/euro-2025-p%C3%ABr-femra-zero-toleranc%C3%AB-ndaj-diskriminimit/a-73150150