Zyrtari i lartë për duartrokitje!
Të gjendur në një situatë mishmashi socio-politik, një çerek i qytetarëve të Kosovës ende nuk është përcaktuar nëse do të dalë në zgjedhje fare apo nëse do të votojë ndonjërën nga partitë dhe listat për deputetë. Në të vërtetë, kjo është një gjendje që është pasojë e klasës politike, e cila me zor dhe sforcim del të jetë e vjetruar në qasjen e saj për të ofruar në mënyrë kreative ofertën politike për qytetarët e saj, të prirur për të braktisur vendin.
Do si do, fushata tashmë ka nisur dhe krismat e fjalimeve elektorale u ngjajnë tam-tameve aziatike, të cilat në jehonën e fundit nuk kuptohen nëse po shkohet në luftë apo janë sinjale që lufta ka marrë fund dhe ushtarët po kthehen në çadrat e tyre për t’u lënë hapësirë kronistëve.
Thuajse në secilin shtab të partive tashmë është caktuar zyrtari për duartrokitje, dhe detyra e këtij emisari special është të caktojë kohën dhe momentin kur duhet të nisë duartrokitja!
“Kur unë ngre vetullën, prek syzet (nëse ka) dhe kaloj dorën nga flokët, është koha që ti të nisësh duartrokitjen; më pas ngrihu në këmbë për të elektrizuar sallën,” – kështu zakonisht nis detyra e marrë e një vrojtuesi të vëmendshëm, të njohur si zyrtar për duartrokitje!
Xhevat Latifi