SPD kërkon përgatitjen e procesit për ndalimin e AfD

SPD kërkon përgatitjen e procesit për ndalimin e AfD
Në fund të kongresit të Partisë Socialdemokrate, SPD, u diskutua dhe u kërkua ndalimi i partisë Alternativa për Gjermani, AfD-së. Në një votim, delegatët shprehën mbështetje për përgatitjet e domosdoshme, që të fillojë procesi i ndalimit të AfD. Kreu i partisë Klingbeil foli për një “detyrë historike”.
Në kongresin e mbajtur në Berlin, SPD shprehu qartë mbështetjen e saj për përgatitjen e procedurave për ndalimin e AfD-së. Delegatët miratuan një mocion nga komiteti ekzekutiv i partisë që bënte thirrje për krijimin e një grupi pune në nivelin federal për të mbledhur prova për jokushtetutshmërinë e saj.
Nëse gjenden prova të mjaftueshme, SPD do të shtyjë përpara një kërkesë ndalimi në Gjykatën Kushtetuese. Gjatë debatit të mëparshëm, kreu i SPD-së Lars Klingbeil, ka mbështetur fuqimisht luftimin e AfD-së me mjete ligjore.
Brenda koalicionit nuk ka marrëveshje në lidhje me procedurat e ndalimit të AfD-së. CDU e hedh poshtë këtë qasje dhe synon të luftojë politikisht AfD-në. Sidomos në Gjermaninë lindore, ku baza e votuesve të AfD-së është veçanërisht e lartë, një ndalim shihet në mënyrë kritike.
Pengesat për ndalimin e një partie politike janë shumë të larta. Pas vendimit të SPD-së, një grup pune ndërpartiak tani do të mbledhë së pari materiale për të vërtetuar jokushtetutshmërinë e AfD-së.
Udhëheqja e partisë ka deklaruar tashmë se është e bindur se kjo do të ketë sukses. Pas kësaj, një procedurë ndalimi do të jetë e detyrueshme. Ekstremizmi i krahut të djathtë është kërcënimi më i madh për demokracinë në Gjermani.
Qeveria, Bundestagu ose Bundesrati mund të iniciojnë procedura para Gjykatës Kushtetuese. Duhet të provohet se një parti me ndikim po vepron në mënyrë agresive dhe militante kundër rendit themelor demokratik. Raporti i Zyrës Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës vetëm për AfD-në nuk konsiderohet provë e mjaftueshme.
Lexo artikullin të plotë: https://www.dw.com/sq/spd-k%C3%ABrkon-p%C3%ABrgatitjen-e-procesit-p%C3%ABr-ndalimin-e-afd/a-73084460